Trump armiqësinë me Iranin e konsideron sukses të tij!
Presidenti i Amerikës pretendoi se aktualisht ka vendosur sanksionet më të ashpra kundër Iranit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Donald Trump gjatë një fjalimi para përkrahësve të tij në qytetin Huntington në shtetin e Virxhinias Perëndimore, deklaroi se qëndrimet e tij kundër Iranit janë prej sukseseve të politikës së jashtme të administratës së tij. Kjo është në kohën kur ai nuk përmendi farë se e gjithë bota ka kundërshtuar qëndrimet e paligjshme të Uashingtonit ndaj marrëveshjes bërthamore dhe kthimit të sanksioneve.
Trump pretendoi se Amerika gjithashtu është e gatshme që të arrijë një marrëveshje të re dhe gjithëpërfshirëse me Iranin, mirëpo deri në atë kohë sanksionet e Uashingtonit kundër Teheranit do të jenë në fuqi.
Donald Trump të premten me një mesazh në Twitter, me një fjalor dhe fotografi jo diplomatike, u mundua që duke deklaruar kthimin e sanksioneve kundër Iranit nga 5 nëntori, të paraqesë një imazh legjendar nga vetja e tij.