Trump: Republikanët mund të humbasin Dhomën e Përfaqësuesve
Presidenti amerikan Donald Trump bëri deklaratat e fundit për republikanët që garojnë në zgjedhjet e mesmandatit.
Por, në një shtet të cilin ai e fitoi bindshëm në vitin 2016, e përpara një turme më të nënshtruar sesa zakonisht, presidenti u duk të pranonte për herë të parë se republikanët mund të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. “Kjo mund të ndodhë, – tha Trump. – Por ju e dini se çfarë bëni. Më kuptoni edhe çfarë dua të them. Mos u shqetësoni për këtë, unë thjesht do ta zgjidh”. Trump foli mbi kandidaturën e Prokurorit të Përgjithshëm Patrick Morrisey për në Senat, si dhe garën e Carol Miller për Dhomën e Përfaqësuesve. Që të dy ata janë në një garë të përafërt dhe ndonjëherë edhe inferiorë, përballë demokratëve Richard Ojeda dhe senatorit Joe Manchin. Trump e fitoi shtetin malor me një përqindje dërrmuese votash në zgjedhjet presidenciale, një fakt që presidenti mezi priste ta theksonte përpara turmës. Në ditën kur presidenti duhej të fliste për ekonominë, ai u fokusua tek emigracioni, Kavanaugh, qymyri dhe kujdesi shëndetësor, një temë tejet e nxehtë në shtetin malor të West Virginias.