Anglia shpreh keqardhje për rikthimin e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82710-anglia_shpreh_keqardhje_për_rikthimin_e_sanksioneve_të_amerikës_kundër_iranit
Zëdhënësi i zyrës së kryeministres së Anglisë ka shprehur keqardhje për rikthimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi se Britania e Madhe në mënyrë të plotë mbështet zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2018 12:30 Europe/Tirane
  • Anglia shpreh keqardhje për rikthimin e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit

Zëdhënësi i zyrës së kryeministres së Anglisë ka shprehur keqardhje për rikthimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi se Britania e Madhe në mënyrë të plotë mbështet zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i kryeministrisë së Anglisë shtoi: "Ne vazhdojmë të besojmë se marrëveshja bërthamore e Iranit, e ka bërë botën më të sigurt dhe qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë derisa Irani vazhdon t'i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ne jemi të zotuar ndaj marrëveshjes bërthamore. Anglia do të vazhdojë zgjerimin e plotë të marrëdhënieve tregtare me Iranin dhe kompanitë angleze do të inkurajohen për të shfrytëzuar rastet ekonomike të Iranit".

Donald Trump, presidenti i Amerikës në pranverë deklaroi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe sot ka filluar një raund i ri i sanksioneve të Amerikës kundër Iranit. Pavarësisht kësaj, vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, do të thotë Anglia, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia kanë dënuar daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje shumëpalëshe ndërkombëtare dhe kanë theksuar se do të qëndrojnë të zotuar ndaj marrëveshjes bërthamore dhe do të mbështesin marrëdhëniet tregtare dhe kompanitë e tyre që bashkëpunojnë me Iranin.