Anglia shpreh keqardhje për rikthimin e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit
Zëdhënësi i zyrës së kryeministres së Anglisë ka shprehur keqardhje për rikthimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi se Britania e Madhe në mënyrë të plotë mbështet zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare me Iranin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i kryeministrisë së Anglisë shtoi: "Ne vazhdojmë të besojmë se marrëveshja bërthamore e Iranit, e ka bërë botën më të sigurt dhe qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë derisa Irani vazhdon t'i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ne jemi të zotuar ndaj marrëveshjes bërthamore. Anglia do të vazhdojë zgjerimin e plotë të marrëdhënieve tregtare me Iranin dhe kompanitë angleze do të inkurajohen për të shfrytëzuar rastet ekonomike të Iranit".
Donald Trump, presidenti i Amerikës në pranverë deklaroi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe sot ka filluar një raund i ri i sanksioneve të Amerikës kundër Iranit. Pavarësisht kësaj, vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, do të thotë Anglia, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia kanë dënuar daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje shumëpalëshe ndërkombëtare dhe kanë theksuar se do të qëndrojnë të zotuar ndaj marrëveshjes bërthamore dhe do të mbështesin marrëdhëniet tregtare dhe kompanitë e tyre që bashkëpunojnë me Iranin.