Kina po shpërfill sanksionet e SHBA kundër Iranit
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze theksoi se Pekini po bashkëpunon me Iranin, pavarësisht sanksioneve të njëanshme të SHBA.
Huan Chun Ing ka thënë se bashkëpunimi ekonomik i Kinës me Teheranin vazhdon, duke shtuar se Kina është kundër sanksioneve të njëanshme të Shteteve të Bashkuara kundër Republikës Islamike të Iranit dhe ka deklaruar se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Iranin. Sipas saj, Kina do të mirëpresë çdo zgjidhje logjike dhe të vërtetë dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Iranin në sferën ekonomike dhe tregtare dhe do të mbështesë çdo marrëveshje ndërmjet palëve. SHBA më 8 maj 2018 hoqi dorë nga marrëveshja bërthamore dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.