Stefan Dujarric: Letra e Iranit kundër Amerikës po analizohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82720-stefan_dujarric_letra_e_iranit_kundër_amerikës_po_analizohet
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Stefan Dujarric, njoftoi se letra e Iranit kundër Amerikës po analizohet ndërkohë që mendimi i sekretarit të përgjithshëm  për marrëveshjen bërthamore nuk ka ndryshuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • Stefan Dujarric: Letra e Iranit kundër Amerikës po analizohet

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Stefan Dujarric, njoftoi se letra e Iranit kundër Amerikës po analizohet ndërkohë që mendimi i sekretarit të përgjithshëm  për marrëveshjen bërthamore nuk ka ndryshuar.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB deri më sot është shprehur disa herë pro marrëveshjes bërthamore dhe ka kërkuar nga palët të zbatojnë këtë marrëveshje ndërkombëtare. Golam’ali Khoshro, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në reagim ndaj sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës ka dërguar një letër për sekretarin e përgjithshëm të OKB ku kërkoi dënimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër popullit iranian dhe përballjen me to. Dje më 5 nëntor, Amerika vendosi sanksionet e jashtëligjshme dhe të njëanshme kundër Iranit, duke sanksionuar 700 persona dhe kompani iranian. Steven Mnuchin, sekretari i Thesarit në Amerikë njëkohësisht me zbatimin e sanksioneve kundër Iranit pretendoi se sanksionet e reja do ta detyrojnë Iranin që të firmosë një marrëveshje të re bërthamore. Në të njëjtën kohë sipas njoftimit të lëshuar nga Departamenti amerikan i thesarit, 8 vende përkatësisht Kina, Koreja e Jugut, India, Japonia, Turqia, Greqia, Italia dhe Tajvani mund të vazhdojnë importin e tyre të naftës nga Irani. Sipas deklaratës së lëshuar nga ky departamenti, në sanksione janë përfshirë 50 banka iraniane dhe degë të tyre të brendshme dhe të huaja, më shumë se 200 persona, anije të transportit, sektori i energjisë, kompania ajrore Homa dhe 65 avionë të transportit civil të kësaj kompanie. Sanksionet amerikane bien ndesh me rezolutën e KS të OKB dhe me vendimin e GJND.