ZWIFT ndërprenë qasjen edhe të disa bankave të tjera iraniane
(last modified Sat, 10 Nov 2018 09:29:52 GMT )
Nëntor 10, 2018 10:29 Europe/Tirane
  • ZWIFT ndërprenë qasjen edhe të disa bankave të tjera iraniane

Drejtori ekzekutiv i SWIFT ka njoftuar për programin e këtij sistemi ndërkombëtar për ndërprerjen e qasjes së disa bankave të tjera iraniane.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Gottfried Leibbrandt, drejtori ekzekutiv i rrjetit më të rëndësishëm ndërkombëtar për transferimin e parave, të premten ka deklaruar se duke filluar nga e shtuna dhe e diela e kësaj jave, do të ndërpritet qasja e disa bankave iraniane.

Para kësaj, SWIFT nëpërmjet presioneve të Amerikës, ditën e hënë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka bërë të ditur se në kuadër të ruajtjes së unifikimit dhe stabilitetit të sistemit ndërkombëtar, ka pezulluar bashkëpunimin me disa banka iraniane.

SWIFT nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimi në lidhje me arsyet e ndërprerjes së bashkëpunimit të vet me bankat iraniane.

Gottfried Leibbrandt gjatë një konference të zhvilluar në Francë, ka deklaruar: "Në fund të kësaj jave do të ndërpritet qasje e disa bankave iraniane në këtë sistem. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq, mirëpo ne nuk lejohemi që të jemi të paanshëm".

Tags