Stoltenberg: Asnjë nismë kundër marrëdhënieve transatlantike
(last modified Tue, 13 Nov 2018 17:51:30 GMT )
Nëntor 13, 2018 18:51 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Asnjë nismë kundër marrëdhënieve transatlantike

Shefi i aleancës më të madhe ushtarake të globit paralajmëron ndaj dëmtimit të marrëdhënieve transatlantike, duke qenë se më herët pati një lloj përplasjeje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron.

Të premten, përmes një postimi në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se e konsideronte “fyese” thirrjen e kreut të Elizesë për një ushtri të vërtetë europiane, me argumentin se siguria e Europës nuk mund të varet nga Shtetet e Bashkuara. Pa bërë referime specifike, Stoltenberg tha se i mbështet përpjekjet e mbrojtjes europiane, për sa kohë ato mund të shërbejnë për të forcuar NATO-n. “Por nuk i përkrah ato ide që dublojnë aktivitetin e aleancës”, ishte komenti i tij. Përpos kësaj, sipas numrit një të NATO-s, nuk duhen rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. “Dy Luftërat Botërore dhe Lufta e Ftohtë na kanë mësuar se, sa i rëndësishëm është bashkëpunimi”, u shpreh ai në një forum në Berlin. Trump i ka kritikuar vazhdimisht anëtarët europianë të NATO-s, si Gjermaninë, për mosarritjen e objektivave të shpenzimeve, të vendosura nga aleanca.

 

 

 

Tags