Kërkesa e OKB-së për hetim gjithëpërfshirës të vrasjes së Khashoggi
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara theksoi se OKB kërkon një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për vrasjen e gazetarit disident saudit.
Farhan Hak tha se Kombet e Bashkuara vazhdojnë të hetojnë vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoghi deri sa të kuptojnë plotësisht realitetin e incidentit. Michelle Bachelet, Komisionere e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu ka folur për një hetim të pavarur për këtë rast. Jamal Khashoghi u zhduk në Stamboll më 2 tetor, pas një vizite në Konsullatën Saudite. Regjimi saudit, 18 ditë më vonë, konfirmoi përfundimisht vdekjen e tij nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, por pohoi se ai ishte vrarë në një përleshje me një person brenda konsullatës.