Kërkesa e OKB-së për hetim gjithëpërfshirës të vrasjes së Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82935-kërkesa_e_okb_së_për_hetim_gjithëpërfshirës_të_vrasjes_së_khashoggi
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara theksoi se OKB kërkon një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për vrasjen e gazetarit disident saudit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2018 15:24 Europe/Tirane
  • Kërkesa e OKB-së për hetim gjithëpërfshirës të vrasjes së Khashoggi

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara theksoi se OKB kërkon një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për vrasjen e gazetarit disident saudit.

Farhan Hak tha se Kombet e Bashkuara vazhdojnë të hetojnë vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoghi deri sa të kuptojnë plotësisht realitetin e incidentit. Michelle Bachelet, Komisionere e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu ka folur për një hetim të pavarur për këtë rast. Jamal Khashoghi u zhduk në Stamboll më 2 tetor, pas një vizite në Konsullatën Saudite. Regjimi saudit, 18 ditë më vonë, konfirmoi përfundimisht vdekjen e tij nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, por pohoi se ai ishte vrarë në një përleshje me një person brenda konsullatës.