Shtohet presioni ndërkombëtar mbi regjimin Al Saud pas vrasjes së Khashoggi
(last modified Tue, 20 Nov 2018 12:32:43 GMT )
Nëntor 20, 2018 13:32 Europe/Tirane
  • Shtohet presioni ndërkombëtar mbi regjimin Al Saud pas vrasjes së Khashoggi

Presionet ndërkombëtar mbi Arabinë Saudite janë shtuar në masë të madhe pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe shumë vende të botës shpjegimet e Riadit në lidhje me këtë çështje i konsiderojnë të pamjaftueshme dhe aspak bindëse.

Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë ditën e hënë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se qeveria e këtij vendi ka ndërprerë tërësisht eksportin e armatimeve në Arabinë Saudite si pasojë e vrasjes së Jamal Khashoggi, gazetarit kritik të regjimit Al Saud.

Në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë thuhet se qeveria gjermane ka marrë vendim për mos lëshimin e asnjë licence të re për eksportin e armëve në Riad si dhe ka anuluar të gjitha licencat e lëshuara më parë. Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, gjithashtu ka deklaruar se Berlini ka ndaluar edhe hyrjen e 18 shtetasve saudit në zonën e Schengen të Evropës, sepse beson që këta persona kanë pasur lidhje me vrasjen e Khashoggi. Heiko Maas ka thënë se Gjermania këto sanksione në bashkëpunim me Francën i ka vendosur në zbatim në 26 vende të zonës Schengen dhe gjithashtu në Britani. Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë shtoi se akoma ekzistojnë shumë pyetje në lidhje me këtë vrasje për të cilat Arabia Saudite nuk ka dhënë përgjigje. Ndërkohë zëdhënësja e qeverisë së Gjermanisë gjithashtu ka thënë se deklaratat e Angela Merkel, kancelares së Gjermanisë, në lidhje me ndërprerjen e eksportit të armatimeve në Arabinë Saudite, gjithashtu do të mbesin në fuqi. Pas vrasjes së Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë, Arabia Saudite po përballet me presion të gjerë ndërkombëtar. Angela Merkel më par kishte thënë se shpjegimet e Arabisë Saudite në lidhje me vdekjen e Khashoggi, nuk janë të pranueshme. Merkel gjithashtu vrasjen e Khashoggi e ka quajtur një veprim barbar dhe ka theksuar se deri në kohën kur nuk bëhet e qartë e vërteta në lidhje me këtë çështje, Gjermania do të ndërpresë eksportimin e armatimeve në Arabinë Saudite. Që nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani, Arabia Saudite konsiderohet blerësi i dytë më i madh i armatimeve të Gjermanisë. Gjermania gjatë 9 muajve të këtij viti, rreth 417 milionë euro ka eksportuar armatime në Arabinë Saudite. Ministri i jashtëm i Francës njoftoi se Parisi shumë shpejt do të marrë vendim ndaj autorëve përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Jean Yves Le Drian, tha se Parisi do të vendosë sanksione të caktuara kundër Arabisë Saudite. Ai gjithashtu kërkoi më shumë përpjekkej për zbulimin transparent të ngjarjes mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi. Ron Wyden, senatori demokrat i Amerikës, gjithashtu në një deklaratë, ka thënë krerët e organizatave inteligjente të Amerikës duhet ta vënë në dispozicion të qytetarëve dhe Kongresit të Amerikës një vlerësim transparentë dhe të saktë në lidhje me këtë se kush ka urdhëruar vrasjen e Khashoggi.

Tags