Ligjvënësit amerikanë kritikojnë deklaratat e presidentit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83179-ligjvënësit_amerikanë_kritikojnë_deklaratat_e_presidentit_amerikan
Ligjvënësit amerikanë kanë hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për rreshtimin në anën e regjimit saudit duke refuzuar të fajësojë princin e kurorës Muhamed bin Salman për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në misionin diplomatik të Arabisë Saudite në Stamboll në fillim të muajit të kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2018 16:48 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit amerikanë kritikojnë deklaratat e presidentit amerikan

Ligjvënësit amerikanë kanë hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për rreshtimin në anën e regjimit saudit duke refuzuar të fajësojë princin e kurorës Muhamed bin Salman për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në misionin diplomatik të Arabisë Saudite në Stamboll në fillim të muajit të kaluar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nuk do të heqin dorë nga marrëveshja tregtare me Arabinë Saudite. Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite. Ai tha se Amerika do të vazhdojë marrëveshjet tregtare që ka bërë me këtë vend. “Nuk do të heqim dorë nga marrëveshjet 100 miliardë dollarësh. Nëse heqim dorë atëherë çmimi i naftës do të kapë majat” tha Trump. Ai pretendoi se personalisht nuk ka marrëdhënie tregtare me Arabinë Saudite. Kjo deklaratë e tij vjen ndërsa mediat amerikane njoftuan se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) besonte me "konfidencë të lartë" që princi i kurorës së Arabisë Saudite kishte urdhëruar drejtpërdrejt vrasjen. Senatorët amerikanë nga Partia Demokratike dhe Republikane kritikuan qëndrimin e Trump për tu bashkuar me liderët sauditë në rastin e vrasjes së gazetarit disident. Senatorët Dianne Feinstein dhe Ron Wyden, dy demokratët e lartë në Komisionin e Inteligjencës së Senatit dhe senatori Jean Shaheen, një anëtar i lartë i panelit të Marrëdhënieve me Jashtë, kritikuan deklaratat e presidentit të SHBA. "Unë jam i tronditur që Presidenti Trump tha se nuk do të ketë ndëshkim për princin e kurorës Muhamed bin Salman për vrasjen e Jamal Khashoggi", tha Feinstein në një deklaratë.