Debat i pazakonshëm midis Trumpit dhe shefit të drejtësisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kreu i Gjykatës Supreme të SHBA-së, John Roberts, patën një shkëmbim të pazakonshëm mbi pavarësinë e gjyqësorit në SHBA.
E gjitha nisi pasi Trump e kritikoi një gjykatës, i cili e refuzoi politikën e tij të azilit, duke e quajtur “gjykatës i Obamës”.
Roberts, udhëheqës i gjyqësorit federal, i emëruar nga republikanët, i kundërshtoi komentet e Trumpit dhe e mbrojti pavarësinë e gjyqësorit.
"Ne nuk kemi gjyqtarë të Obamës, as gjyqtarë të Trumpit, as gjyqtarë të Bushit dhe as gjyqtarë të Clintonit", tha Roberts.
"Ajo që kemi është një grup i jashtëzakonshëm i gjyqtarëve të përkushtuar që të bëjnë më të mirën për ata që dalin para tyre. Gjyqësori i pavarur është diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi mirënjohës", shtoi Roberts.
“Gjykatësit e Obamës kanë një pikëpamje shumë më ndryshe se njerëzit që janë të ngarkuar me sigurinë e vendit tonë”, tha Trump.
Është jashtëzakonisht e rrallë që një anëtar i lartë i gjyqësorit të përplaset me një president amerikan.
Kolegu i gjykatësit Roberts, Ruth Bader Ginsburg, ka qenë kritik edhe më i zëshëm i Trumpit. Në vitin 2016, ai ka kërkuar falje pasi e ka quajtur Trumpin “mashtrues”.