Turqia edhe njëherë kundërshton sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83192-turqia_edhe_njëherë_kundërshton_sanksionet_e_njëanshme_të_amerikës_kundër_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë në Amerikë ka refuzuar afatin e caktuar nga Uashingtoni për Turqinë për ndërprerjen e importit të energjisë nga Irani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2018 10:43 Europe/Tirane
  • Turqia edhe njëherë kundërshton sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë në Amerikë ka refuzuar afatin e caktuar nga Uashingtoni për Turqinë për ndërprerjen e importit të energjisë nga Irani.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të mërkurën pas takimit me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit në Uashington, ka kundërshtuar afatin e gjashtë mujor të caktuar nga administrata e Trump për ndërprerën e importit naftor të Turqisë nga Irani.

Çaushoglu ka thënë se Turqia nuk mund të ndryshojë resurset e saj të naftës dhe gazit për një periudhë gjashtë mujore apo dy vjeçare dhe askush nuk mbështet sanksionet amerikane kundër Iranit.

Ministri i jashtëm i Turqisë edhe njëherë deklaroi se sanksionet e Amerikës Iranit janë një vendim i njëanshëm i marrë nga Uashingtoni dhe nuk ka vlerë për Turqinë.