Anglia: Rusia është më e rrezikshme se ISIS!
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Britanisë së Madhe pretendoi se në krahasim me grupet terrorist ISIS dhe Al Kaida, Rusia është një kërcënim shumë më serioze e cili në asnjë mënyrë nuk duhet anashkaluar.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mark Carleton-Smith, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Anglisë, në një intervistë me gazetën "Telegraf", pretendoi: "Rusia në krahasim me grupet ekstremiste si ISIS ose Al Kaida, është një kërcënim shumë më i madh kundër sigurisë kombëtare të Anglisë".
Ai shtoi: "Rusia ka filluar një përpjekje të sistemuar në kuadër të keqshfrytëzimit të pikave të dobëta të Perëndimit, sidomos në disa fusha jo tradicionale si në mjetet e luftës kibernetike, hapësinore dhe nëndetëse".
Gjeneral Mark Carleton-Smith në vazhdim tha: "Nuk mund të neglizhojmë asnjë çështje në lidhje me kërcënimin e Rusisë ose ta lëmë atë pa përgjigje. Përgjigja më e rëndësishme ushtarake kundër Rusisë është vazhdimi i potencialeve dhe unitetit në kuadër të NATO-s.