Holanda ndal shitjen e armëve koalicionit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83463-holanda_ndal_shitjen_e_armëve_koalicionit_saudit
Ministri i tregtisë së jashtme të Holandës ka bërë të ditur se qeveria e këtij vendi do të ndalë shitjen e armëve koalicionit saudit në luftën e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 30, 2018 10:08 Europe/Tirane
  • Holanda ndal shitjen e armëve koalicionit saudit

Ministri i tregtisë së jashtme të Holandës ka bërë të ditur se qeveria e këtij vendi do të ndalë shitjen e armëve koalicionit saudit në luftën e Jemenit.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Sigrid Kaag, ministri i tregtisë së jashtme të Holandës, në Parlamentin e këtij vendi deklaroi se qeveria e Holandës ka vendosur kushte të ashpra për të parandaluar përdorimin e armëve holandeze në luftën kundër Jemenit.

Ministri i tregtisë së jashtme të Holandës shtoi këto kushte të ashpra të eksportit të armëve në Arabinë Saudite përfshinë edhe Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vlen të theksohet se Parlamenti i Evropës disa kohë më parë ka kërkuar pezullimin e shitjes së armëve vendeve të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite.