Dhjetor 07, 2018 10:04 Europe/Tirane
  • Euroazia aprovon marrëveshjen për zonat e tregtisë së lirë me Iranin

Takimi i krerëve të vendeve anëtare në Euroazi, që u mbajt në San Petersburg të Rusisë, përfundoi me aprovimin e akordit për zonat e tregtisë së lirë me Iranin.

Akordi për zonat e tregtisë së lirë mes Iranit dhe Euroazisë u arrit më 17 maj 2018 në Astana të Kazakistanit. Akordi përfshin heqjen e tarifave doganore për zonat e lira tregtare mes iranit dhe euroazisë në disa mallra, si dhe inkurajimi për investime dhe bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes palëve. Takimi i San Petersburgut të unionit Euroazi u mbajt në prani të presidentit Vladimir Putin dhe presidentëve të Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgizistanit dhe kryeministrit të Armenisë.

Tags