Trump: Franca nuk dëshiron të paguajë paratë për klimën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83705-trump_franca_nuk_dëshiron_të_paguajë_paratë_për_klimën
Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë marrëveshjen e Klimës së Parisit, duke pretenduar se qytetarët francezë po mbajnë protesta sepse nuk duan të paguajnë "shuma të mëdha parash, për vendet e botës së tretë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2018 15:03 Europe/Tirane
  • Trump: Franca nuk dëshiron të paguajë paratë për klimën

Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë marrëveshjen e Klimës së Parisit, duke pretenduar se qytetarët francezë po mbajnë protesta sepse nuk duan të paguajnë "shuma të mëdha parash, për vendet e botës së tretë".

"Marrëveshja e Parisit nuk po funksionon aq mirë për Parisin. Protesta dhe trazira në të gjithë Francën", tha Trump në një postim të tij në Tuiter të shtunën në mëngjes. "Njerëzit nuk duan të paguajnë shuma të mëdha parash, për vendet e botës së tretë (që janë drejtuar në mënyrë të diskutueshme), në mënyrë që ndoshta të mbrojnë mjedisin". Trump, i cili e quajti ndryshimin e klimës një "mashtrim" kinez, vitin e kaluar braktisi Marrëveshjen e Klimës së Parisit, e cila bën thirrje për mbajtjen e rritjes së vazhdueshme të temperaturës mesatare globale në "nën 2 ° C mbi nivelet paraindustriale", ndërkohë që "duke ndjekur përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1,5 ° C".