Mundësia e interpelancës dhe burgosjes së Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83742-mundësia_e_interpelancës_dhe_burgosjes_së_donald_trump
Një prej përfaqësuesve të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë ka dhënë mundësinë e thirrjes për interpelancë dhe burgosjes së presidentit amerikan Donald Trump për shkak të shkeljeve të tij në dhënien e parave për femrat që ato të heshtin për shkak të skandaleve të tij morale.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 10, 2018 06:28 Europe/Tirane
  • Mundësia e interpelancës dhe burgosjes së Donald Trump

Një prej përfaqësuesve të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë ka dhënë mundësinë e thirrjes për interpelancë dhe burgosjes së presidentit amerikan Donald Trump për shkak të shkeljeve të tij në dhënien e parave për femrat që ato të heshtin për shkak të skandaleve të tij morale.

Adam Schiff, tha se ekziston shumë mundësia që Departamenti Amerikan i Drejtësisë të ngre padi kundër Trump në kohën kur ai të lë shtëpinë e bardhë. Jerry Nadler kryetari i ardhshëm i komitetit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë tha se dosja e Michel Cohen ish avokat i Donald Trump është një provë për të vërtetuar se Trump është në qendër të një mashtrimit të madh dhe shtoi se përbërja e kësaj prove mund të çojë në thirrjen e Donald Trump në interpelancë. Cohen më 21 gusht ka pohuar se me urdhër të presidentit amerikan, ka paguar Stormu Daniel dhe Karen Mc Dugal për të heshtur dhe për të mos folur mbi lidhjet e tyre të jashtëligjshëm seksuale me presidentin Donald Trump. Ndërkohë Trump ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të pagesës së bërë ndaj këtyre personave në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale.