Trump i shqetësuar me "Impeachmentin" për lidhjet e tij me Rusinë
Presidenti i SHBA Donald Trump e sheh "Impeachmentin" si një "mundësi reale" kur demokratët të marrin përsipër Dhomën e Përfaqësuesve brenda një muaji, mes hetimit të vazhdueshëm në lidhjet e tij me Rusinë, thonë burimet pranë Shtëpisë së Bardhë.
Përkundër hedhjes publike si një "mashtrim" mbi hetimin e vazhdueshëm në "marrëveshjen e tij të dyshuar" me Rusinë, Trump është i shqetësuar se zbulimet e reja në një rast lidhur me shkeljet e financimit të fushatës mund ta denigrojnë atë, njoftoi CNN të hënën, duke cituar burime të paidentifikuara në Shtëpinë e Bardhë . Hetimi, i udhëhequr nga avokati i posaçëm i SHBA, Robert Mueller, bëri të ditur të premten, pasi një dosje gjyqësore zbuloi se ish-avokati i Trump, Michael Cohen, i kishte ofruar Mueller-it "informacione të dobishme" lidhur me çështje të caktuara diskrete të lidhura me Rusinë.