40 mijë të vrarë nga përdorimi i armëve në Amerikë
Nga përdorimi i armëve të zjarrit në Amerikë brenda një viti humbin jetën 40 mijë persona.
Ky është rezultati i studimit të bërë nga qendra për kontrollimin dhe parandalimin e vdekjeve për shkak të armëve të zjarrit në Amerikë. Vetëm gjatë këtij viti në këtë vend kanë humbur jetën 40 mijë persona thuhet në raportin e kësaj qendre e cila e cilëson këtë numër fenomen katastrofik. Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë në qendra të ndryshme të SHBA, kanë humbur jetën dhe janë plagosur 48 persona. Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA të shtunën përmes një raporti ka bërë të ditur se në 18 raste të shtënave me armë në 24 orët e fundit në qytete të ndryshme të SHBA, të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, shumica e të shtënave janë regjistruar në shtetet Nju Jork, Mariland, Florida dhe Xhorxhia.