Giuliani: Duhet të kalojnë mbi mua përpara sesa të hetojnë Trump
Rudy Giuliani avokati personal i Donald Trump e ka quajtur të pamundur dialogun mes Robert Muller dhe Donald Trump lidhur me pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 n Amerikë.
Pas shtimit të presioneve mbi përgjigjen direkte të Donald Trump mbi akuzat e bashkëpunimit të tij me Rusinë në procesin e zgjedhjeve presidenciale, presidenti amerikan me masa si shkarkimi i krerëve të FBI ka penguar dhënien e përgjigjes mbi këtë rast. Avokati personal i presidenti Donald Trump, hetimet e Muller mbi dosjen e Mikel Flin ish këshilltarit të sigurisë kombëtare në Amerikë e ka quajtur të neveritsme. Flin vetëm disa ditë pasi u zgjodh në kabinetin qeveritar të Donald Turp u përball me zbulimin e skandalit të takimit të tij me ambasadorin rus në Uashington dhe kjo e detyroi atë të japë dorëheqje. Ai më vonë është akuzuar se ka mashtruar FBI-në. Kohët e fundit janë shtuar shumë presionet mbi lidhjet e pretenduara të Donald Trump me Rusinë dhe të dhënat e kësaj dosjeje pritet të publikohen së shpejti.