Vazhdojnë të rriten tensionet në marrëdhëniet Rusi-Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84043-vazhdojnë_të_rriten_tensionet_në_marrëdhëniet_rusi_izrael
Tensionet e reja kanë shpërthyer në lidhjet ndërmjet Moskës dhe Tel Avivit, tashmë të tendosura lidhur me rrëzimin e një avioni rus në Siri, por kësaj radhe edhe mbi çështjen e Palestinës dhe konfliktit në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2018 16:27 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë të rriten tensionet në marrëdhëniet Rusi-Izrael

Tensionet e reja kanë shpërthyer në lidhjet ndërmjet Moskës dhe Tel Avivit, tashmë të tendosura lidhur me rrëzimin e një avioni rus në Siri, por kësaj radhe edhe mbi çështjen e Palestinës dhe konfliktit në Ukrainë.

Kohët e fundit, lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas, tha se shefi i Byrosë Politike Ismail Hanije do të udhëtojë në Moskë në fund të dhjetorit, pas një ftese zyrtare nga Ministria e Jashtme ruse. Ftesa e dhënë Hanijes ka zemëruar regjimin e Tel Avivit, ku televizioni izraelit Channel 10 raportoi të martën se ambasadori i Izraelit në Moskë, Gary Koren, kishte dërguar një protestë të ashpër ndaj zyrtarëve rusë rreth kësaj çështjeje. Zyrtarët rusë, megjithatë, kanë hedhur poshtë ankesat, duke argumentuar se Izraeli është vetë duke zhvilluar bisedime me Hamasin, megjithëse në mënyrë indirekte. Në një veprim të rrallë të hënën, Izraeli votoi në favor të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që shprehu "shqetësim të madh për militarizimin progresiv të Krimesë" dhe i kërkoi Moskës "t'i japë fund pushtimit të përkohshëm të territorit të Ukrainës". Votimi erdhi më pak se dy javë pasi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Rusia votoi kundër një rezolute të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, që dënonte Hamasin. Lidhjet mes Moskës dhe Tel Avivit kanë qenë të tensionuara që nga dërgimi i sistemeve raketore ruse S-300 në Siri, pas rrëzimit të një avioni rus gjatë një sulmi ajror izraelit në Siri.