Donald Trump më në fund largon trupat nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84050-donald_trump_më_në_fund_largon_trupat_nga_siria
Presidenti amerikan më në fund zbatoi një prej premtimeve të tij dhe ka thënë se do të tërheqë trupat nga Siria.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2018 05:36 Europe/Tirane
  • Donald Trump më në fund largon trupat nga Siria

Presidenti amerikan më në fund zbatoi një prej premtimeve të tij dhe ka thënë se do të tërheqë trupat nga Siria.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka shpallur fitore kundër terroristëve të ISIS në Siri, pasi raportet sugjerojnë se ai po planifikon të tërheqë trupat amerikane nga vendi i shkatërruar nga konflikti. "Ne e kemi mundur ISIS-in në Siri, që ishte arsyeja ime e vetme për të qenë atje gjatë Presidencës sime", shkroi Trump të mërkurën, duke përdorur një akronim për grupin terrorist. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha CNN-it se plani është për tërheqje "të plotë" dhe "të shpejtë.  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar muaj më parë se trupat amerikane do të tërhiqen "shumë shpejt" nga Siria. SHBA dhe aleatët e saj po bombardojnë vendet të cilat ata i quajnë pozicionet e ISIS në Siri që nga shtatori 2014 pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo nda ndonjë mandat i OKB. Sulmet amerikane kanë rezultuar në shumë raste me viktima civile dhe nuk kanë arritur të përmbushin qëllimin e tyre të deklaruar për të luftuar terrorizmin. Konfirmimi për tërheqjen vjen pasi Turqia tha se po përgatitej për të nisur një operacion kundër milicive kurde të mbështetura nga SHBA në Sirinë veriore, gjë që rrezikon konfrontimin me Shtetet e Bashkuara.