De Mistura zyrtarisht tërhiqet nga përgjegjësitë e tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84066-de_mistura_zyrtarisht_tërhiqet_nga_përgjegjësitë_e_tij
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjet siriane, të enjten u tërhoq zyrtarisht nga përgjegjësitë e tij duke paraqitur raportin e fundit mbi situatën në këtë vend në Këshillin e Sigurimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • De Mistura zyrtarisht tërhiqet nga përgjegjësitë e tij

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjet siriane, të enjten u tërhoq zyrtarisht nga përgjegjësitë e tij duke paraqitur raportin e fundit mbi situatën në këtë vend në Këshillin e Sigurimit.

Sipas korrespondentit të IRNA, Stefan de Mistura është një politikan 71-vjeçar suedez-italian dhe ish-anëtar i qeverisë italiane, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Italinë për 40 vjet në pjesë të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe në kabinetin e Mario Montit. Ai shërbeu si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Irak nga viti 2007 deri në vitin 2009, 2010-2011 në Afganistan dhe nga 2001 deri në 2004 ka qenë përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm në Liban, si dhe Drejtori i Qendrës së Informacionit të Kombeve të Bashkuara në Romë. De Mistura ka shtetësi të dyfishtë, italiane dhe Suedeze dhe flet suedisht, italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe arabisht.