De Mistura zyrtarisht tërhiqet nga përgjegjësitë e tij
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjet siriane, të enjten u tërhoq zyrtarisht nga përgjegjësitë e tij duke paraqitur raportin e fundit mbi situatën në këtë vend në Këshillin e Sigurimit.
Sipas korrespondentit të IRNA, Stefan de Mistura është një politikan 71-vjeçar suedez-italian dhe ish-anëtar i qeverisë italiane, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Italinë për 40 vjet në pjesë të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe në kabinetin e Mario Montit. Ai shërbeu si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Irak nga viti 2007 deri në vitin 2009, 2010-2011 në Afganistan dhe nga 2001 deri në 2004 ka qenë përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm në Liban, si dhe Drejtori i Qendrës së Informacionit të Kombeve të Bashkuara në Romë. De Mistura ka shtetësi të dyfishtë, italiane dhe Suedeze dhe flet suedisht, italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe arabisht.