Trump jep urdhër për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84077-trump_jep_urdhër_për_tërheqjen_e_forcave_amerikane_nga_afganistani
Presidenti amerikan, pas vendimit për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e 7 mijë trupave amerikane nga Afganistani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 21, 2018 05:15 Europe/Tirane
  • Trump jep urdhër për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani

Presidenti amerikan, pas vendimit për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e 7 mijë trupave amerikane nga Afganistani.

Sipas një njoftimi të kanalit CNN, presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë urdhër ushtrisë që të programojë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Pas shumë polemikave rreth premtimit të tij për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, një ditë më parë presidenti amerikan dha urdhër për kthimin e të gjithë trupave amerikane nga ky vend. Vendimi i presidenti amerikan çoi në dorëheqjen e sekretarit amerikan të shtetit James Mattis. Trump praninë ushtarake të Amerikës në Siri e ka quajtur shpenzim të padobishëm të dollarëve amerikanë.