Furtunë politike në Amerikë
Nju Jork Times, në një raport të saj ka analizuar ngjarjet e ndodhura në 2 vitet e para të presidencës së Donald Trump dhe thotë se ajo që aktualisht po kalon Amerika është një qetësi përpara furtunës politike.
Gazeta në fjalë ka folur mbi izolimin e Trump brenda dhe jashtë vendit dhe shkruan se në 2 vitet e ardhshme Donald Trump do të përballet me sfida aq të mëdha saqë periudha 2 vjeçare e presidencës së tij do të duket si një periudhë e qetë. Gazeta Nju Jork Times shkruan se në 2 vitet e para të presidencës së tij, Donald Trump ka qenë në luftë me qeverinë e tij dhe ai ka krijuar idenë se ata që e rrethojnë janë budallenj. Trump është i nevrikosur pasi ata që e rrethojnë rezistojnë përballë kërkesave të tij dhe në kohën kur ata i thonë se nuk kanë fuqinë e duhur për të bërë atë që ai kërkon, ai humb kontrollin dhe kujton se ata mundohen të ulin fuqinë e tij. gazeta Nju Jork Times përmend një deklaratë të Trump i cili ka thënë se i vetëm mund të drejtojë sistemin dhe shton se aktualisht ai në sistem është i vetëm në kohën kur ka pësuar disfatë më shumë se kurdoherë tjetër. Mbyllja e qeverisë, skandalet e fundit, destabiliteti i në tregun e bursës, tërheqja e trupave nga Siria, dorëheqja e sekretarit të mbrojtjes, ka krijuar idenë në Amerikë se qeveria ka dalë jashtë kontrollit. Në kohën kur presidenti amerikan po mundohet të gjejë një rrugë për progres përpara, rruga që ai po ndjek është shumë e rrezikshme. Duke vënë re ngjarjet e ndodhura në 2 vitet e para të presidencës së Trump mund të thuhet se kjo situatë është një farë qetësie përpara furtunës politike. Pas 2 javësh Nancy Pelosi do të marrë kryesinë e Dhomës së Përfaqësuesve dhe demokratët do të marrin fuqinë që të hetojnë mbi lidhjet e biznesit të familjes së Trump, fushatën e tij elektorale dhe mbi qeverinë e tij. nga ana tjetër Donald Trump do të përballet edhe me rezultatet e hetimeve të Robert Muller lidhur me lidhjen e ekipit elektoral të Trump me Rusinë. Pas kësaj Pelosi duke marrë pëlqimin e përfaqësuesve të tjerë demokratë mund të thërrasë presidentin Trump në një mocion mosbesimi. Michael Stil një prej këshilltarëve të senatorëve republikanë thotë se në dy vitet e ardhshme ngjarjet që do të ndodhin nuk do të mund të krahasohen me ngjarjet që kanë ndodhur 2 vjet më parë dhe ndjenja se presidenti është i rrethuar nga armiqtë e tij politikë, situatën do ta bëjë akoma më të rëndë. Kohët e fundit Donald Trump është futur në konflikt edhe me republikanët. Ata haptazi janë shprehur kundër vendimit të Donald Trump për tërheqjen e trupave ushtarake nga Siria dhe Afganistani. Republikanët gjithashtu kritikojnë qëndrimin e Uashingtonit rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Dorëheqja e sekretarit amerikan të mbrojtjes i cili ishte kundërshtar i tërheqjes së trupave nga Siria dhe Afganistani, ka ngjallur shumë polemika në mesin e republikanëve. Java e kaluar në Amerika ka qenë e mbushur me kontradikta, shumica e të cilave janë krijuar nga presidenti. Shumë këshilltarë janë duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe mosmarrëveshjet në vend që të ulen janë duke u shtuar edhe më shumë. Për momentin në Shtëpinë e Bardhë nuk flitet aspak për qetësi.