Bashkëshortja e Trump pranë akuzave për shpërdorim fondesh
Bashkëshortja e presidentit amerikan pritet të ndiqet penalisht për shkak të shpërdorimit të fondeve.
Aparati hetues në Amerikë ka nisur hetime mbi akuzat që parashtrohet për shpërdorim fondesh nga organizata e Trump dhe në këtë mes mund të ndiqet Melania bashkëshortja e presidentit. Sipas lajmeve thuhet se Melania ka marrë një shumë parash nga fondacioni bamirës i Donald Trump i cili u mbyll pak kohë më parë. Për shkak të aktiviteteve të jashtëligjshme, prokuroria e Nju Jorkut ka shpërbërë dhe pezulluar punën e fondacionit të Donald Trump. Barbara Underwood, prokurore e përgjithshme e Nju Jorkut ka dhënë urdhër për mbylljen e aktivitetit të fondacionit Donald Trump. Underwood në qershor të 2018 ka hapur padi kundër fondacionit të Donald Trump dhe 3 fëmijëve të tij. në këtë padi thuhet se Donald Trump dhe fëmijët e tij kanë shfrytëzuar fondacionin për të shfrytëzuar të drejtën e anulimit të taksave, paratë e të cilave i kanë shfrytëzuar për fushatë elektorale. Prokuroria ka kërkuar të paguhet 2.8 milion dollarë gjobë nga Donald Trump dhe fëmijët e tij si drejtues të këtij fondacioni.