'A besoni ende në Santa?' Trump "prish" magjinë e Krishtlindjeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84207-'a_besoni_ende_në_santa_'_trump_prish_magjinë_e_krishtlindjeve
Ekzistojnë disa pyetje që askush nuk duhet ti bëjë, të tipit:  Çfarë bën ky buton i kuq? " "Çfarë thonë njerëzit për mua?" "A besoni në Santa Claus?" Tani ne të gjithë e dimë se Santa Claus ekziston.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2018 15:30 Europe/Tirane
  • 'A besoni ende në Santa?' Trump

Ekzistojnë disa pyetje që askush nuk duhet ti bëjë, të tipit:  Çfarë bën ky buton i kuq? " "Çfarë thonë njerëzit për mua?" "A besoni në Santa Claus?" Tani ne të gjithë e dimë se Santa Claus ekziston.

Por për ndonjë arsye, presidenti amerikan hodhi dyshim mbi këtë, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjes. Skena ndodhi në dhomën e ngrënies së presidentit në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump dhe gruaja e tij Melania po merrnin thirrje nga fëmijët amerikanë, teksa çifti ishte ulur përkrah njëri-tjetrit nën dy pemë të Krishtlindjeve. Të gjithë fëmijët që telefonoheshin kishin shkruar tek Norad, agjencia qeveritare që gjurmon lëvizjet e Santas në mbarë botën për Krishtlindje (agjenci që ende funksionon pavarësisht nga mbyllja e pjesshme e qeverisë). Disa nga këta fëmijë u telefonuan nga Trump dhe gruaja e tij, dhe në sajë të raportimit të gazetarit Kevin Diaz, ne dimë pak nga ajo çfarë ka thënë Presidenti në këto biseda. Kështu Diaz raportoi: Trump komunikon me një fëmijë me emrin Coleman: "Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet, si jeni, sa vjeç jeni? Shkoni mirë në shkollë? A besoni ende në Santa? Pamjet e incidentit që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë Trump që pastaj i thotë djalit: "Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është e parëndësishme apo jo? " Përgjigjia e Coleman nuk është e qartë. Dhe as nuk është e qartë pse Trump e bëri këtë pyetje të veçantë, sepse sigurisht, Santa ekzistencon përtej mosmarrëveshjeve.