Reagimet ndaj deklaratave të çuditshme të Trump mbi Santa Claus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84220-reagimet_ndaj_deklaratave_të_çuditshme_të_trump_mbi_santa_claus
Pyetja e çuditshme e presidentit të Shteteve të Bashkuara për një fëmijë shtatëvjeçar për Santa Clausin ka shkaktuar kritikat e ligjvënësve dhe mediave amerikane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 26, 2018 04:41 Europe/Tirane
  • Reagimet ndaj deklaratave të çuditshme të Trump mbi Santa Claus

Pyetja e çuditshme e presidentit të Shteteve të Bashkuara për një fëmijë shtatëvjeçar për Santa Clausin ka shkaktuar kritikat e ligjvënësve dhe mediave amerikane.

"Është shumë e çuditshme që në prag të Krishtlindjes Trump u tregon fëmijëve se besimi tek Santa Claus në moshën e tyre është një çështje margjinale", tha Chris Murphy, përfaqësues i shtetit Connecticut  në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Preet Bharara, një avokat amerikan dhe kritik i zakonshëm i Trump-it, gjithashtu iu përgjigj duke komentuar mbi Santa Claus: "Nëse je një fëmijë shtatëvjeçar, Santa Claus është atje për ty dhe të do". Një korrespondent i New York Times gjithashtu e krahasoi Trump-in me një komedian. Shumë kritikë thanë se Trump mund të ketë shkatërruar Krishtlindjet për një fëmijë të vogël duke nënkuptuar se Santa Claus nuk ekzistonte. Disa figura të tjera të medias dhe përdoruesit e Twitter reaguan negativisht ndaj komenteve të Trump, me një prej tyre që në lidhje me presidentin Trump, shkroi: Ajo që është e vërtetë "për një gënjeshtar patologjik është se kurrë nuk e di se kur është koha e duhur për të treguar të vërtetën". Ditën e Krishtlindjeve Trump komunikoi me një fëmijë me emrin Colleman duke i thënë: "A besoni ende në Santa?  Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është margjinale apo jo"? Duke biseduar me mediat, Collman tha se kurrë nuk e kishte dëgjuar fjalën "margjinal" më parë.