Rusia: Tërheqja e SHBA nga Siria ndihmon në zgjidhjen e krizës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84235-rusia_tërheqja_e_shba_nga_siria_ndihmon_në_zgjidhjen_e_krizës
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke përshëndetur njoftimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, tha: "Mungesa e amerikanëve do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës siriane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2018 15:34 Europe/Tirane
  • Rusia: Tërheqja e SHBA nga Siria ndihmon në zgjidhjen e krizës

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke përshëndetur njoftimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, tha: "Mungesa e amerikanëve do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës siriane.

Maria Zakharova tha se prania e forcave amerikane në Siri është një pengesë e madhe për zgjidhjen e krizës në vend, prandaj tërheqja e tyre nga Siria është një lëvizje pozitive dhe Moska e mirëpret atë. Zakharova theksoi se zonat ku trupat amerikane do të tërhiqen duhet t'i dorëzohen qeverisë siriane dhe Rusia po monitoron nga afër tërheqjen e forcave amerikane nga Siria. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se Rusia është në koordinim të ngushtë me Turqinë mbi operacionet ushtarake në Siri dhe vendet garantuese të paqes në Siri sipas marrëveshjes së Astanas janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe së shpejti do të takohen në Moskë. Presidenti i SHBA Donald Trump më 19 dhjetor ka njoftuar se forcat amerikane do të tërhiqen shumë shpejt nga Siria. SHBA me arsyetimin e luftës kundër grupeve terroriste kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Siri.