Emigracioni, terrorizmi dhe ekonomia, sfidat më të rëndësishme për evropianët
Rezultatet e një sondazhi të ri në Evropë tregojnë se emigracioni, terrorizmi dhe kushtet financiare dhe ekonomike do të jenë sfidat më të rëndësishme për vendet evropiane në vitin 2019.
Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Evropian "Eurobarometer" në muajin nëntor, 40% e popullsisë së vendeve anëtare të BE-së, "imigracionin" dhe 20 përqind e tyre, "terrorizmin", i konsiderojnë si sfidat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian në vitin 2019. Rezultati i këtij sondazhi tregon se pas emigracionit dhe terrorizmit, çështjet financiare shtetërore me 19 % dhe gjendja ekonomike me 18 %, janë sfidat tjera të rëndësishme për BE sipas popullit të këtij kontinenti. Në këtë sondazh, numri i njerëzve që ndryshimin e klimës e shohin si një nga dy sfidat me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian është rritur nga 11 % në 16 & në gjashtë muajt e fundit. 67% e qytetarëve francezë dhe 60% e britanikëve, nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen e Bashkimit Evropian në këtë sondazh.