Trump: Punonjësit e dalë nga puna janë demokratë
Dhjetor 28, 2018 06:28 Europe/Tirane
Presidenti amerikan në vazhdim të kontestit të tij me demokratët ka pretenduar se qindra mijëra punonjës federalë që kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së qeverisë janë nga radhët e demokratëve.
A e kanë kuptuar demokratët se ne kemi nevojë të theksuar për sigurinë e kufijve dhe për ndërtimin e murit. A e kanë kuptuar ata se shumica e personave që nuk marrin rrogë janë demokratë, shkruan në një mesazh të tij Donald Trump. Trump ka kërkuar një fond prej 5.7 miliard dollarësh për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën por që nuk është miratuar nga Kongresi dhe kjo coi në mbylljen e pjesshme të qeverisë.
Tags