Delegacioni turk fillon takimet me autoritetet ruse në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84326-delegacioni_turk_fillon_takimet_me_autoritetet_ruse_në_moskë
Ka filluar takimi mbi vlerësimin e zhvillimeve në Siri midis ministrit të punëve të jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu dhe ministrit të mbrojtjes kombëtare, Hulusi Akar me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe ministrin e mbrojtes së Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2018 14:40 Europe/Tirane
  • Delegacioni turk fillon takimet me autoritetet ruse në Moskë

Ka filluar takimi mbi vlerësimin e zhvillimeve në Siri midis ministrit të punëve të jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu dhe ministrit të mbrojtjes kombëtare, Hulusi Akar me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe ministrin e mbrojtes së Rusisë.

Në një prononcim të bërë përpara mbledhjes, Çavushollu bëri të ditur se ndërmjet Turqisë, Rusisë dhe Iranit zbatohet një bashkëpunim i afërt në lidhje me Sirinë në formatin e Astana-s. “Falë kësaj kemi arritur një përparim të rëndësishëm në shumë fusha, përfshi edhe procesin politik” tha Çavushollu. Ai tha se kanë shkuar në Rusi për të vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri dhe shtoi: “Me partnerët rusë do të vlerësojmë se çfarë mund të bëjmë këtej e tutje në Siri. Presidenti ynë, Rexhep Taip Erdoan na dërgoi neve pasi i jep shumë rëndësi marrëdhënieve me Rusinë në çështjet rajonale”. Kurse Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergej Shojgu, tha: “Krahas marrëveshjes për Idlibin do të vlerësojmë edhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Stamboll. Gjithashtu do të vlerësojmë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria dhe zhvillimet e fundit në lindje të Eufratit”.   Krahas Shojgu, në mbledhje nga pala ruse merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Gjeneral Valeri Gerasimov, Përfaqësuesi i Posaçëm i Presidentit Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentiev.