180 emigrantë shpëtohen në brigjet e Maltës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84398-180_emigrantë_shpëtohen_në_brigjet_e_maltës
Forcat detare të Maltës kamë shpëtuar 180 emigrantë të ngujuar në dy varka në Detin Mesdhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2019 13:53 Europe/Tirane
  • 180 emigrantë shpëtohen në brigjet e Maltës

Forcat detare të Maltës kamë shpëtuar 180 emigrantë të ngujuar në dy varka në Detin Mesdhe.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se forcat detare të Maltës ditën e hënë me anë të një deklarate, kanë deklaruar se 153 emigrantë ndodheshin në një varkë druri në jug të Maltës dhe 28 emigrantë ndodheshin të ngujuar në një varkë tjetër 71 milje në jugperëndim të ishullit të Maltës të cilët janë shpëtuar me ndërhyrjen e forcave bregdetare.

Forcat detare të Maltës të dielën gjithashtu kanë njoftuar për shpëtimin e 69 emigrantëve të ngujuar në varka në Detin Mesdhe.

Ndërkohë rreth 49 emigrantë të cilët ishin shpëtuar nga anijet e OJQ-ve, akoma ndodhen në Detin Mesdhe dhe po presin që të gjejnë një port i cili do t’i pranojë këta emigrantë.

UNHCR të hënën ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare duke marrë parasysh gjendjen e papërshtatshme të kushteve atmosferike, të marrë hapa serioz për pranimin e këtyre emigrantëve ku në mesin e tyre ndodhen edhe fëmijë.