Sulmi në Mançester trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84399-sulmi_në_mançester_trajtohet_si_incident_i_lidhur_me_terrorizëm
Therja me thikë e tre personave, përfshirë një zyrtar të policisë, në stacionin e trenave Manchester Victoria në Mançester të Anglisë, po trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm, tha policia britanike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2019 14:05 Europe/Tirane
  • Sulmi në Mançester trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm

Therja me thikë e tre personave, përfshirë një zyrtar të policisë, në stacionin e trenave Manchester Victoria në Mançester të Anglisë, po trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm, tha policia britanike.

Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri, ndërsa një person 25 vjeç u arrestua nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dy thika.

BBC raporton se shërbimet e sigurisë po e ndihmojnë policinë.

Policia e Mançesterit tha të martën se po heton motivin e sulmit.

Tre të plagosurit u dërguan në spital me plagë serioze, por jo kërcënuese për jetën, thanë autoritetet.

Stacioni i trenave Manchester Victoria u rihap pas incidentit.

Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes një postimi në Twitter shprehu solidaritet me të plagosurit në këtë, siç tha, sulm të dyshuar terrorist.