Le Figaro: Donald Trump dhe tërheqja e ngadaltë nga Siri
Senatori republikan i Amerikës ka njoftuar për ndryshimin e qëndrimit të Trump në lidhje me tërheqjen e ushtrisë së Amerikës nga Siria.
Gazeta Le Figaro në një raport të saj analitik nga autori Valérie Samson, ka analizuar spekulimet dhe dilemat në lidhje me largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Siria. Kjo gazetë franceze në artikullin e saj ka shkruar: “Lindsey Graham, senatori republikan i Amerikës, të dielën në një intervistë ma kanalin televiziv CNN ka theksuar se Donald Trump në takimin e tij me komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së Amerikës në vizitën në Irak, e ka kuptuar se shkatërrimi i ISIS është një nevojë”.
Senatori amerikan ka theksuar se presidenti i Amerikës me qëllim të fitores së plotë ndaj ISIS është i gatshëm të ngadalësojë procesin e largimit të forcave ushtarake amerikane nga Siria.
Ai ka theksuar: “Ne jemi duke shqyrtuar përsëri mënyrën më të mirë për realizimin e qëllimit të presidentit të Amerikës për inkuadrimin e më shumë njerëzve të cilët do të bëjnë më shumë përpjekje, prandaj unë mendoj se aktualisht jemi në një situatë duke pritur”.
Sipas këtij senatori republikan, përfaqësuesit e Kongresit të Amerikës dje në mëngjes kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me largimin e forcave amerikane nga Siria dhe ata para drekës kanë marrë garanci nga miliarderi amerikan.
Graham ka thënë se ditën e mërkurë vizita e Donald Trump në bazën ushtarake amerikane të dislokuar në Irak ka rezultuar me qartësimin e disa çështjeve dhe gjeneralët amerikanë në Irak duke paraqitur argumentet e tyre kanë treguar se ISIS akoma nuk është shkatërruar tërësisht. Senatori amerikan gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë në një prononcim për media, ka thënë se presidenti amerikan është i vendosur që të veprojë në atë mënyrë se kur të largohemi ne nga Siria, grupi terrorist ISIS të jetë shkatërruar tërësisht. Ai shtoi: “Presidenti amerikan e ka kuptuar se ne duhet ta përfundojmë punën... Ne në mënyrë të matur do ta ngadalësojmë procesin e largimit të forcave amerikane nga Siria”.
Donald Trump së fundi ka bërë të ditur vendimin e tij për largimin e plotë të 2000 forcave amerikane të cilat aktualisht janë në veri të Sirisë. Këto forca kryesisht janë të përbëra nga forcat speciale të ushtrisë së Amerikës për të luftuar kundër terroristëve të ISIS dhe për trajnimin e forcave lokale në rajonet e veriore të Sirisë pas çlirimit nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
Një gabim i madh
Miliarderi amerikan këtë vendim e ka marrë në kohën kur forcat ushtarake amerikane disa herë kanë paralajmëruar se largimi i ngutshëm i forcave amerikane do të jetë në favor të aleatëve të Bashar Asad sidomos Rusisë, rivalit të madh të Amerikës dhe Iranit.
Lindsey Graham vendimin e Trump për largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Siria e ka quajtur “një gabim të madh” dhe ka kërkuar nga presidenti amerikan që të konsultohen me komandantët ushtarakë në lidhje me këtë çështje dhe largimi i forcave amerikane nga Siria të bëhet me një proces më të ngadalshëm në mënyrë që sipas tij, të sigurohen që ky veprim të bëhet në formën e përshtatshme dhe ISIS të mos kthehet më. Senatori amerikan dhe anëtari i komisionit për forca të armatosur të Amerikës dje në një intervistë me CNN ka paralajmëruar se “Nëse ne aktualisht do të largohemi nga Siria, atëherë kurdët do të vriten në mënyrë masive”.
Ky veprim i Donald Trump ka shkaktuar pakënaqësi te aleatët e Amerikës dhe në krye të tyre Francën. Emmanuel Makron, presidenti i Francës, ka thënë se është shumë i shqetësuar nga vendimi i presidentit të Amerikës. Ai ka theksuar: “Një aleat duhet me qenë i besueshëm”. François Hollande, ish-presidentin francez, të dielën pasdite ka kujtuar vrasjen e kurdëve të Sirisë në luftën kundër ekstremistëve dhe ka theksuar se nëse kudret do të sulmohen përsëri nga Turqia, terrorizmi përsëri do të forcohet.
Turqia ka kërcënuar se do t’i sulmojë militantët kurdë në veri të Sirisë. Këto forca kurdë në verilindje të Sirisë me mbështetjen e Uashingtonit, kanë luftuar kundër ekstremistëve. Ankaraja militantët kurdë i konsideron pjesë të forcave të grupit PKK. Forcat e PKK që nga viti 1984 janë në luftë me shtetin e Turqisë. Lindsey Graham pasi u takua me Donald Trump, ka theksuar se presidenti i Amerikës është i informuar për problemet ekzistuese dhe ka premtuar se do të bisedojë me Turqinë për të krijuar një zonë të sigurisë në Siri.
Senatori amerikan ka thënë se lufta mes Turqisë dhe kurdëve e heq presionin mbi grupin terrorist të ISIS dhe për këtë arsye ne jemi kundër një përballje të tillë.