Trumpi i gatshëm për mbyllje afatgjate të qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84519-trumpi_i_gatshëm_për_mbyllje_afatgjate_të_qeverisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është i përgatitur për mbyllje afatgjate të qeverisë amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2019 10:32 Europe/Tirane
  • Trumpi i gatshëm për mbyllje afatgjate të qeverisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është i përgatitur për mbyllje afatgjate të qeverisë amerikane.

Mbyllja tashmë ka hyrë në javën e saj të tretë. Pas takimit me zyrtarë të lartë demokratë, ai gjithashtu tha se mund të shpallë emergjencë kombëtare për të anashkaluar Kongresin dhe për të ndërtuar murin kufitar SHBA-Meksikë, raporton KTV.

Trumpi këmbënguli se ai nuk do të nënshkruante asnjë projektligj pa fonde shtesë për murin, të cilat demokratët i kundërshtojnë fuqishëm. Rreth 800,000 punëtorë federalë janë duke punuar pa pagesë që nga 22 dhjetori.

Sidoqoftë, presidenti republikan, takimin me demokratët në Shtëpinë e Bardhë e ka përshkruar si "shumë produktiv".