Rusia kritikon vazhdimin e ndërhyrjes ushtarake të Amerikës në Siri
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar Amerikës për vazhdimin e ndërhyrjes ushtarake të saj në Siri.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të shtunën deklaroi: "Mbetja e mundshme e Amerikës në territorin e Sirisë, në çfarëdo mënyre që të jetë, është e paligjshme".
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë shtoi se politika e Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga Siria, është e paqartë dhe e papërcaktuar.
Më parë autoritetet e Rusisë në lidhje me planin e për largimin e mundshëm të forcave ushtarake të Amerikës nga Siria, kanë deklaruar se sa më shpejtë që të largohen forcat ushtarake amerikane nga Siria, ky vend do të jetë më i sigurt dhe më i qetë.