Policia ndalon anarkistët pasi vandalizuan Ambasadën e SHBA në Athinë
Policia greke thotë se kanë arrestuar tetë persona lidhur me vandalizimin me bojë të godinës së Ambasadës së SHBA-së në Athinë.
Policia tha të hënën se ka ndaluar 8 veta nga 10 persona të përshirë në aktin vandal. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të së hënës nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate, u krye në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane. Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tullumbace të mbushura me bojë të kuqe. "Rubikoni" ka kryer sulme të ngjashme bojëra në të kaluarën kundër ambasadave, organizatave shtetërore greke dhe zyrave të partive politike.