Sulmohet ambasada e Iranit në Hollandë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84684-sulmohet_ambasada_e_iranit_në_hollandë
Një prej gazetave hollandeze ka njoftuar për një sulm kundër ambasadës së Iranit në Hollandë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 10, 2019 04:50 Europe/Tirane
  • Sulmohet ambasada e Iranit në Hollandë

Një prej gazetave hollandeze ka njoftuar për një sulm kundër ambasadës së Iranit në Hollandë.

Gazeta hollandeze De Telegraf, në llogarinë e saj në Twitter ka publikuar pamje të sulmit të disa personave kundër ambasadës iraniane të cilët janë munduar të futen në ambasadë duke kaluar kangjellat. Një prej këtyre personave që është munduar të futet në ambsadë, mbante në duar një flamur që simbol i grupit terrorist Al Ahvazie. Raf Sances gazetar i gazetës angleze Daily Telegraf duke publikuar këtë lajm në Twitter ka shkruar se përgjegjës për sulmin është grupi terrorist Al Ahvazie. Personat që kanë sulmuar ambasadën e Iranit në Hollandë janë konfrontuar edhe me policinë hollandeze e cila është munduar t’i parandalojë ata. Sulmi ndaj ambasadës iraniane në Hollandë vjen një ditë pasi BE duke u bazuar në pretendimet e Danimarkës ka vendosur fazën e parë të sanksioneve kundër Iranit që nga zbatimi i marrëveshjes bërthamore. Më 30 tetor Danimarka pa dhënë asnjë dëshmi konkrete ka akuzuar Teheranit gjoja për përpjekje për vrasje brenda territorit danez. Ky pretendim është hedhur poshtë nag ana e Teheranit. grupi terrorist Al Ahvazie është përgjegjës për sulmin e 22 shtatorit ndaj një turme njerëzish të pranishëm në paradën ushtarake të forcave të armatosura në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit, sulm që rezultoi me 25 martirë dhe 69 iranianë të plagosur.