Irani proteston zyrtarisht kundër Polonisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84793-irani_proteston_zyrtarisht_kundër_polonisë
Pas deklaratave të papërgjegjshme dhe që bien ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit rreth organizimit të një takimi anti-iranian në Poloni, Teherani ka thirrur për shpjegime të ngarkuarin me punë të Polonisë në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 14, 2019 09:30 Europe/Tirane
  • Irani proteston zyrtarisht kundër Polonisë

Pas deklaratave të papërgjegjshme dhe që bien ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit rreth organizimit të një takimi anti-iranian në Poloni, Teherani ka thirrur për shpjegime të ngarkuarin me punë të Polonisë në Teheran.

Ditën e shtunë Wojciech Unolt është thirrur në ministrinë e jashtme të Iranit dhe atij i është dorëzuar një notë zyrtare proteste e Iranit kundër vendimit për organizimin e takimit anti iranian në Varshavë. Ministria e Jashtme iraniane ka bërë thirrje ndaj të dërguarve të Polonisë në Teheran të protestojnë konferencën globale të organizuar nga Polonia në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, me fokus në temat për Iranin dhe Lindjen e Mesme. Një zyrtar i ministrisë i tha të ngarkuarit me punë, Wojciech Unolt, se Irani e sheh këtë vendim të Polonisë që të jetë organizator, si “akt armiqësor ndaj Iranit”. Në raport thuhet se diplomacia e Polonisë, ka ofruar shpjegime se konferenca nuk është anti-Iraniane. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha më 11 janar se takimi ministror do të mbahet në Varshavë më 13-14 shkurt si dhe do të fokusohet në stabilitetin dhe paqen e Lindjes së Mesme. "Do të përfshijë një element të rëndësishëm të sigurimit se Irani është faktor destabliziues”, tha Pompeo. Ministri i Jashtëm polak Jacek Czaputowicz, tha se shpreson që kjo konferencë do të përafrojë qëndrimet e BE-së dhe SHBA-së. Ministri i Jashtëm Iranian, Xhavad Zarif, e quajti konferencën “cirk dëshpërues anti-Iran”. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit z. Behram Kasemi, duke denoncuar autoritetet polake për mbajtjen e samitit anti-Iran, u kujtoi atyre të bëjnë një vizitë në Simbolin e Miqësisë Iran-Poloni në Varshavë.  Në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, Kasemi duke komentuar mbi konferencën anti-Iran në Poloni tha: "Duket se Polonia ndikohet nga makinacionet dhe presionet e SHBA për të qenë nën direktivat dhe politikat anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë". Ai u shpreh se një takim i tillë kundër Iranit është një veprim i gabuar dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII deklaroi: "Ne besojmë se veprimi i qeverisë polake për pritjen e konferencës është vendim i gabuar, i pasaktë dhe i papranueshëm dhe besojmë se është në kundërshtim me qëndrimet e vendeve të BE  në lidhje me marrëdhëniet me Iranin". "Teksti i ftesës, i nënshkruar bashkërisht nga ministrat e jashtëm të SHBA dhe Polonisë, tregon se vendi ka adoptuar një qasje tjetër ndaj gjithë Bashkimit Evropian dhe ndaj Iranit", tha Kasemi. Ai shtoi se mbajtja e këtij takimi mund të shihet si një lloj përpjekje amerikane për të krijuar ndarje midis anëtarëve të BE me Iranin duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të minojnë marrëdhëniet dhe përpjekjet që Bashkimi i bën për të mbajtur marrëdhëniet e saj me Iranin.