Turqia: SHBA po bëjnë gabim fatal
Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka postuar në Twitter një mesazh për t'iu përgjigjur komentit të fundit kërcënues të presidentit amerikan.
"Është një gabim fatal të barazohen kurdët sirianë me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është në listën e grupeve terroriste të SHBA dhe me YPG degën siriane të PKK. Turqia lufton kundër terroristëve, jo kurdëve. Ne do të mbrojmë kurdët dhe sirianët e tjerë kundër të gjitha kërcënimeve terroriste ", theksoi ai. Deklaratat e zyrtarit turk pasojnë deklaratën e Presidentit Trump në Twitter në të cilën ai kërcënoi "shkatërrimin ekonomikisht të Turqisë " nëse Ankaraja godet forcat kurde në Siri. Tensionet midis Ankarasë dhe Uashingtonit mbi çështjen kurde janë përshkallëzuar më tej pasi Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu njoftoi javën e shkuar se Ankaraja do të fillojë një operacion ushtarak në lindje të lumit Eufrat, nëse SHBA nuk arrin të tërheqë në kohë trupat e saj nga Siria. "Bashkëpunimi me terroristët do të çojë askund, ne mund të mbetemi të uritur, pa ushqim dhe ujë, por do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha vendet e tjera duhet të tregojnë respekt të mjaftueshëm për Turqinë ", tha ministri i jashtëm turk Mevlet Çavushoglu duke reaguar ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan për "shkatërrimin ekonomik" të Turqisë nëse Ankaraja sulmon forcat kurde të mbështetura nga SHBA në Siri. "Ne e shohim se Trump është nën presion të madh që ai të mos tërheqë trupat nga Siria dhe ai është në një situatë të vështirë, por, megjithatë, është e pamundur që tema të tilla të diskutohen nëpërmjet rrjeteve sociale", tha Cavusoglu.