Pompeo përsërit pretendimet e tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84851-pompeo_përsërit_pretendimet_e_tij
Mike Pompeo në një postim të tij në Twitter ka pretenduar se lëshimi i satelitit në hapësirë nga ana e Iranit bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB dhe shtoi se Irani po mundohet të shtojë kapacitetet e tij raketore dhe kjo përbën rrezik për Evropën dhe Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2019 05:31 Europe/Tirane
  • Pompeo përsërit pretendimet e tij

Mike Pompeo në një postim të tij në Twitter ka pretenduar se lëshimi i satelitit në hapësirë nga ana e Iranit bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB dhe shtoi se Irani po mundohet të shtojë kapacitetet e tij raketore dhe kjo përbën rrezik për Evropën dhe Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i shtetit me një deklaratë qesharake të tij ka pretenduar se programi i Iranit për të dërguar satelitë në hapësirë është një lloj mbulese e testimeve të raketave të sofistikuara Gader që mund të mbartin koka bërthamore. Kjo deklaratë bëhet në kohën kur ANEA në 13 raportet e saj ka theksuar zbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit rreth programit paqësor bërthamor. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më 3 janar duke reaguar ndaj të tilla pretendimeve ka thënë se është Uashingtoni dhe jo Teherani ai që ka shkelur marrëveshjen bërthamore. Zarif ka thënë se ata që e njohin marrëveshjen bërthamore e dinë shumë mirë se dërgimi i satelitëve nga ana e Iranit dhe testimi i raketave nuk përbën shkelje të rezolutës 2231 të KS të OKB.