Rusia e shqetësuar nga agresioni i mundshëm amerikan në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84862-rusia_e_shqetësuar_nga_agresioni_i_mundshëm_amerikan_në_venezuelë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shprehur shqetësime rreth deklaratave të SHBA për një agresion të mundshëm ushtarak në Venezuelë, duke e kritikuar Uashingtonin për nxitjen e opozitës së vendit të Amerikës Latine për të penguar bisedimet me qeverinë e Karakasit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2019 15:23 Europe/Tirane
  • Rusia e shqetësuar nga agresioni i mundshëm amerikan në Venezuelë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shprehur shqetësime rreth deklaratave të SHBA për një agresion të mundshëm ushtarak në Venezuelë, duke e kritikuar Uashingtonin për nxitjen e opozitës së vendit të Amerikës Latine për të penguar bisedimet me qeverinë e Karakasit.

"Ne kemi dëgjuar deklarata që lejojnë përfshirjen ushtarake amerikane në Venezuelë, flasin se Shtetet e Bashkuara tani do të njohin si president të Venezuelës jo Nicolas Maduro por përfaqësuesin e parlamentit. E gjithë kjo është shumë alarmante", tha të mërkurën Lavrov në konferencën e tij vjetore për mediat në Moskë. Ai vuri në dukje se qasja amerikane ndaj Venezuelës tregon se përpjekjet e Uashingtonit për të minuar qeveritë që nuk i pëlqen në mbarë botën, po vazhdojnë. Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se nuk do të "përjashtonte" një alternativë ushtarake për Venezuelën për të zgjidhur krizën e vazhdueshme në vend. Raportet thonë gjithashtu se Trump po konsideronte njohjen e udhëheqësit të Asamblesë Kombëtare të udhëhequr nga opozita, Juan Guaido, si i ashtuquajturi presidenti legjitim i Venezuelës.