Mogherini nuk merr pjesë në takimin anti-iranian të Polonisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84876-mogherini_nuk_merr_pjesë_në_takimin_anti_iranian_të_polonisë
Një zëdhënës i BE ka thënë se shefja e politikës së jashtme të BE nuk do të marrë pjesë në takimin anti-iranian që do të organizohet në Poloni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 17, 2019 08:28 Europe/Tirane
  • Mogherini nuk merr pjesë në takimin anti-iranian të Polonisë

Një zëdhënës i BE ka thënë se shefja e politikës së jashtme të BE nuk do të marrë pjesë në takimin anti-iranian që do të organizohet në Poloni.

Ky diplomat evropian në kushte anonimiteti në një intervistë për agjencinë IRNA të lajmeve ka thënë se pjesëmarrja e Federika Mogherini në takimin e Polonisë është e pamundur pasi ajo në kohën e organizimit të këtij takimi ka një axhendë tjetër pune. Mike Pompeo sekretari amerikan I shtetit ka deklaruar se në datat 12-14 shkurt në Poloni do të organizohet një takim kundër Iranit. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj këtij komploti të Amerikës ka thënë se Irani është më i fuqishëm se kurrë dhe ata persona që kanë marrë pjesë në shfaqjen e fundit anti-iraniane ose kanë vdekur ose janë turpëruar dhe janë lënë mënjanë.