Rusia dhe Kina, kërcënimet kryesore të Shtetet e Bashkuara
Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj dhe modernizimi i ushtrisë kineze janë ndër kërcënimet kryesore me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara.
Këto konkluzione janë raportit mbi Strategjinë Kombëtare të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, i cili publikohet çdo katër vjet.
Raporti, që shërben si udhërrëfyes strategjik për 17 agjenci zbulimi amerikane, paralajmëron gjithashtu për kërcënimin e mundshëm nga aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, aftësitë kibernetike në rritje të kundërshtarëve të ShBA-së dhe paqëndrueshmërinë politike globale.
Drejtori Kombëtar i Zbulimit, Dan Coats, thekson në një letër shoqëruese për raportin, se agjencitë e zbulimit të ShBA-së, duhet të përshtaten në mënyrë që t'i përgjigjen asaj që ai e quan mjedis "i turbullt dhe kompleks”.
"Ne ndeshemi me ndryshime të rëndësishme në mjedisin e brendshëm dhe atë global," thotë Coats.
"Ne duhet të jemi të gatshëm për të përmbushur sfidat e shekullit të 21-të dhe për të njohur kërcënimet dhe mundësitë," shton ai.
Coats gjithashtu tha se agjencitë duhet të bëjnë më shumë për të rritur transparencën dhe besimin e publikut në punën e tyre.
"Përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin dhe autoritetin e saj ka të ngjarë të vazhdojnë dhe mund të jenë në kundërshtim me qëllimet dhe prioritetet e SHBA në rajone të shumëfishta," thotë raporti.