Mundësia e anulimit të takimit të Varshavës
Wall Street Journal, raporton se për shkak të interesimit të ulët të vendeve evropiane për të marrë pjesë në takimin e Varshavës, ekziston mundësia e anulimit të këtij takimi në minutat e fundit.
Kjo gazetë thotë se Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit, pritet të anulojë takimin në minutat e fundit për shkak të numrit të ulët të autoriteteve të vendeve të tjera që pritet të marrin pjesë në këtë takim. Takimi anti-iranian i Varshavës pritet të organizohet më 13-14 shkurt në Varshavë. Më herët ministri i jashtëm i Polonisë është takuar me homologët e tij evropiane të cilët i ka garantuar se Polonia mbështet marrëveshjen bërthamore dhe ka ndërmend që informacionet mbi takimin e Varshavës t’ia përcjellë Iranit. Ndërkohë Xhonatan Kohen, zv/përfaqësuesi i Amerikës në OKB ditën e martë ka thënë se organizimi i takimit të Varshavës nuk synon prishjen e imazhit ndërkombëtar të Iranit dhe ka për qëllim ngritjen e sigurisë dhe stabilitetit në lindjen e Mesme. Rusia dhe Federika Mogherni deri tani janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimin e Varshavës.