Amerika nuk pranon të heqë diplomatët nga Venezuela
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85067-amerika_nuk_pranon_të_heqë_diplomatët_nga_venezuela
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se diplomatët amerikanë nuk do të largohen nga Venezuela.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2019 12:50 Europe/Tirane
  • Amerika nuk pranon të heqë diplomatët nga Venezuela

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se diplomatët amerikanë nuk do të largohen nga Venezuela.

Komentet e tij sfidojnë një urdhër të presidentit Nicolas Maduro që diplomatët e SHBA të largohen brenda 72 orëve.

Në një mesazh në Twitter, zoti Pompeo tha se SHBA nuk e njohin më regjimin e Maduros dhe nuk e konsiderojnë Maduron si autoritetin ligjor që mund të prishë marrëdhëniet diplomatike.

Sekretari amerikan i shtetit Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara tani njohin udhëheqësin opozitar të Venezuelës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Vende të tjera, si Kanadaja, Brazili dhe Argjentina, njohën gjithashtu zotin Guaido si president të Venezuelës. Bolivia, Meksika, Turqia dhe Rusia vazhdojnë të njohin Maduron si udhëheqës të vendit.